STATUTI I PARTISË RADIKALE (Transnacionale e Transparti)


Statuti u paraqit nga Sekretari i parë Sergio Stanzani në shkurt të vitit1993, në seancën e dytë të Kongresit të 36-të i mbajtur në Romë.

HYRJE E STATUTIT

Partia Radikale

shpall të drejtën dhe ligjin, të drejtën dhe ligjin edhe politik të Partisë Radikale,

shpall duke i respektuar burimin e pakalueshëm të legjitimitetit të institucioneve,

shpall detyrën për mosbindje, për mos-bashkëpunim, për kundërshtim ndërgjegjeje, për format më të larta të luftës jo të të dhunshme për mbrojtjen, me jetë, të jetës, të së drejtës, të ligjit.


I bën thirrje vetvetes, dhe çdo personi që dëshiron të shpresojë për jetë e paqe, në drejtësi e në liri, për respektimin e fortë, për mbrojtjen aktive të dy ligjeve themelore si:
Deklarata e të Drejtave të Njeriut (duke shpresuar që titulli të shndërrohet në”Të Drejtat e Personit”) dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut si edhe e Kushtetutave të Shteteve që të respektojnë parimet që përmbahen në të dy kartat; refuzimin e bindjes dhe të njohjes së legjitimitetit, ndërsa, për cilindo që t’i shkelë, cilindo që nuk i zbaton, cilindo që i shndërron thjesht në deklarata fjalëshumë të tipit urdhërues, pra në jo-ligje.

Deklaron t’i japë imperativit të ”mos vrasjes” vlerë ligjore historikisht absolut, pa përjashtime, as atë të mbrojtjes së ligjshme.

STATUTI

1. PARTIA

1.1. Strukturat dhe organet

1.1.1. Partia Radikale është një organizëm politik transnacional.
Organet e Partisë Radikale janë Kongresi, Asambleja e Parlamentarëve, Këshilli i Përgjithshëm, Komiteti i Koordinimit, Kongreset e rajoneve, Sekretari, Arkëtari (Përgjegjësi i thesarit), kolegji i revizorëve të llogarive.


1.1.2. Anëtarët mund të organizohen në shoqata radikale.
Shoqata dhe grupe jo radikale që ndjekin qëllime të tyre politike mund të bëjnë pjesë në Partinë Radikale.


1.2. Financimet

1.2.1. Financimet e partisë vijnë nga kuotat individuale të anëtarëve, nga kontributet e shoqatave ose grupeve jo radikale të federuara në parti sipas nenit 4, nga kontribute të tjera, - edhe personash ose entesh që nuk kanë lidhje të tipit të shoqatave me partinë – dhe në lidhje me aktivitete dhe nisma të veçanta, nga fitimet e aktiviteteve të veçanta dhe nismave paraprakisht dhe publikisht të propozuara nga sekretari e nga arkëtari, e nga kontribute me burim shtetëror (të organizmave lokale, shtetërore ose ndërkombëtare), pas miratimit të kongresit ose të këshillit të përgjithshëm.. Bilancet e Partisë janë publike dhe përgatiten në bazë të llogarive të përpiluara sipas rregullave të një kontabiliteti të rregullt. Kriteret e paraqitjes së bilanceve dhe të dokumentave të llogarisë, si dhe bilanci preventiv, përgatiten nga Arkëtari dhe miratohen nga Këshilli i Përgjithshëm.

1.2.2. Kuota minimale e rregjistrimit (anëtarësimit) në Partinë Radikale caktohet nga Kongresi në lidhje me produktin e brenshëm bruto (PIL) për frymë i vendbanimit të secilit anëtar. Në vendet në të cilat anëtarësimi mund të ndiqet nga pushtetet publike, kuota është me dëshirë.

1.3. Anëtarët e Partisë Radikale.


1.3.1. Në Partinë Radikale mund të anëtarësohet kushdo. Anëtarësimi është vjetor.
Kushtet e anëtarësimit në parti janë pranimi i Statutit aktual dhe derdhja e kuotës individuale të rregjistrimit (anëtarësimit) në masën e caktuar nga Kongresi.
Anëtarësimet mblidhen nga organet ekzekutive të Partisë.
Anëtarët nuk janë të detyruar nga asnjë disiplinë partie e, përveç rastit të dorëheqjes, nuk mund të privohen nga cilësia e tyre e anëtarëve për gjithë periudhën e anëtarësimit të tyre.


2. ORGANET

2.1. KONGRESI

2.1.1. Është organi vendimor i Partisë, së cilës i përcakton orientimet dhe drejtimin politik, duke i caktuar objektivat e veçanta dhe duke saktësuar sektorët e veprimtarisë. Kongresi i zakonshëm mbahet çdo dy vjet, dhe thirret detyrimisht nga sekretari për dy muajt e fundit tw dyvjeçarit. Kongresi i jashtëzakonshëm mund të thirret nga Sekretari, nga Këshilli i përgjithshëm me maxhorancë absolute të anëtarëve të tij, nga një e treta e anëtarëve të rregjistruar në parti prej të paktën gjashtë muajsh.
Kongresi përbëhet nga anëtarët e Partisë Radikale. Në të marrin pjesë përfaqësues shoqatash e grupesh jo radikale që bëjnë pjesë në Parti në masën dhe mënyrat e caktuara nga marrëveshjet e pranimit.

2.1.2. Mocionet politike të marra me shumicën e 2/3 të votuesve janë detyruese për organet ekzekutive.
Rregullorja e kongresit cakton mënyra diskutimi e votimi të mocioneve që të lehtësojnë konvergjencat e 2/3 të votuesve për një mocion politik me karakter të përgjithshëm.. Në përcaktimin e mënyrave të paraqitjes së mocioneve politike rregullorja cakton gjithashtu që ato duhet të mbështeten të paktën nga 1/3 e anëtarëve të komitetit të koordinimit..

2.1.3.Kongresi:

a) zgjedh Presidentin e Partisë Radikale;
b) zgjedh sekretarin e Partisë Radikale, dhe ratifikon sekretarinë e propozuar nga ai;
c) zgjedh arkëtarin e Partisë Radikale, e ratifikon komisionin e pasurisë të propozuar nga ai;
d) zgjedh 25 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm;
e) zgjedh kolegjin e revizorëve të llogarive;
f) cakton kuotat e anëtarësimit.

2.2. Asambleja e Parlamentarëve

2.2.1 Është organi që, në bashkëpunim me organet e tjera të partisë, përpunon dhe bashkërendit nisma në nivel legjislativ dhe parlamentar në zbatim të mocionit kongresor.
Përbëhet nga bashkësia e parlamentarëve të anëtarësuar në PR dhe mblidhet nga sekretari dhe drejtohet nga Presidenti i partisë.
Mblidhet me pjesëmarrjen e sekretarit, të sekretarisë, të arkëtarit të pasurisë dhe të komisionit të arkës (pasurisë). Në një mbledhje të përshtatshme pranë Kongresit zgjedh në brendësi të vet 25 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm..

2.3. Këshilli i përgjithshëm

2.3.1 Përbëhet nga:

- 25 anëtarë të zgjedhur nga Kongresi transnacional
- 25 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e parlamentarëve
- anëtarët e zgjedhur nga kongreset rajonale sipas
mënyrave që vijojnë:
rajone (zona) që përfshijnë nga 11 deri 50 anëtarë = 1 anëtar
rajone që përfshijnë nga 51 deri 200 anëtarë = 2 anëtarë
rajone që përfshijnë nga 201 deri 1000 anëtarë = 3 anëtarë
rajone që përfshijnë më shumë se 1001 anëtarë = 4 anëtarë
- përfaqësuesit e shoqatave dhe grupeve jo radikale që bëjnë pjesë në Parti në masën e caktuar nga marrëveshjet e pranimit.
Marrin pjesë në punime, pa të drejtë vote, sekretari, sekretaria, arkëtari dhe komisioni i (arkës) pasurisë. Këshilli i përgjithshëm drejtohet nga Presidenti i Partisë e mblidhet rregullisht një herë në vit..
Mund të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme nga sekretari ose me kërkesën e të paktën e një të tretës së anëtarëve të tij.

2.3.2. Këshilli i Përgjithshëm.

a) miraton bilancin preventiv i paraqitur nga organet ekzekutive para mbledhjes së tij të parë, si dhe përditësimet e mëpasshme. Miraton bilancin përfundimtar vjetor të paraqitur nga arkëtari e i vizuar (i parë) nga revizorët e llogarive.

b) vendos, me pushtetet e kongresit, për tema që i janë përcjellë nga Kongresi;

c) shpreh mendim për vënien në zbatim të vendimeve të Kongresit;

d) jep gjykim për nisma që nuk janë trajtuar nga Kongresi; atëherë kur gjykimi shprehet me shumicë të 2/3 organet ekzekutive duhet t?i zbatojnë;

e) shpreh mendim për nismat e politikës financiare që i paraqiten nga arkëtari;

f) për çështjet të cilat u prekën në pikat e mëparshme mund të bëjë propozime e t’i kërkojë njoftime ekzekutivit;

g) me propozim të sekretarit, përcakton zonat (rajonet) gjeografike për të cilat flitet në nenin që vijon 2.4.1.

h) ratifikon me shumicë të thjeshtë, me propozim të sekretarit, marrëveshjet e federimit në parti të shoqatave e grupeve jo radikale;

i) miraton, me miratim të sekretarit, rendin e ditës dhe propozimin e presidencës, të rregullores e të rendit të punimeve të kongresit; i paraqet kongresit një relacion.

2.4. Kongreset rajonale (zonale).

2.4.1. Në kongreset rajonale marrin pjesë të gjithë anëtarët e Partisë Radikale të një zone të caktuar gjeografike, që mund të përkojë ose jo me një vend. Rajonet përcaktohen nga Këshilli i përgjithshëm, me propozimin e sekretarit, para mbledhjes për të cilën në pikën e mëpasshme b).

Mblidhen në rrugë të zakonshme çdo vit, sipas mënyrave që vijojnë:

a) brenda e jo më pas tre muajsh nga mbarimi i Kongresit transnacional, për të diskutuar për zbatimin e mocionit të kongresit në rajonin gjeografik përkatës dhe për të propozuar nisma pasuese për veprimin e organeve ekzekutive të partisë në zonën përkatëse.
Në këtë rast zgjidhen anëtarë të përkatësisë së tyre në Këshillin e përgjithshëm.

b) brenda e jo më pas periudhës midis gjashtë dhe katër muajve përpara Kongresit.transnacional me qëllimin që të parashtrohen të dhëna (udhëzime) me përparësi politike e propozime nismash për mocionin e Kongresit. Të dhëna të tilla e propozime duhet të merren me shumicën e 2/3.

Në këtë rast, çdo kongres rajoni zgjedh një përfaqësues të vet në Komitetin e Koordinimit, duke i besuar detyrën e ilustrimit të udhëzimeve e propozimeve të votuara dhe të mbështetjes së orintimeve të shfaqura nga Kongresi.

2.4.2. Kongreset rajonale nuk mund të zgjedhin organe dhe as të marrin vendime detyruese për organet e partisë e shoqatat.. Ato përbëjnë një forum diskutimi ndërmjet anëtarëve dhe ndihmojnë në krijimin e shoqatave ndërmjet tyre.

2.5. Komiteti i Koordinimit

2.5.1. Përbëhet nga Presidenti i Partisë, që e drejton, nga sekretari, nga arkëtari e nga një përfaqësues i çdo kongresi të anëtarëve të rajonit..
Ka detyrën të arrijë në një bashkërendim e në një sintezë të propozimeve të ndryshme me përparësi politike e të nismave të marra nga kongreset e rajonit, në mënyrë që t’u dërgojnë parakohe të gjithë anëtarëve, e për të paraqitur më pas në Kongres një platformë–bazë për përpunimin e mocioneve të kongreseve.

2.6. Presidenti

2.6.1. Presidenti i Partisë zgjidhet nga Kongresi: mandati i tij zgjat deri në Kongresin e mëpasshëm..

Presidenti mbikqyr për respektimin e Statutit, zgjidh kundërshtitë e interpretimit të tij midis organeve të tjera të partisë, drejton Kongresin, me ndihmën e presidencës efektive të propozuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe i ratifikuar nga Kongresi, drejton Këshillin e Përgjithshëm dhe Komitetin e Koordinimit.

2.7. Sekretari

2.7.1. Sekretari zgjidhet nga Kongresi dhe është përgjegjës për vënien në zbatim të politikës së partisë radikale, në përputhje me mocionin e përgjithshëm të votuar nga Kongresi. Mandati i tij zgjat deri në kongresin pasues. Sekretari ndihmohet nga një sekretari e përbërë nga një minimun prej pesë deri në dhjetë anëtarësh, e emëruar nga ai dhe e ratifikuar nga Kongresi ose, me autorizimin e Kongresit, nga Këshilli i Përgjithshëm.. Sekretari mund t’u japë anëtarëve të sekretarisë kompetenca specifike.
Sekretari është përfaqësuesi ligjor i Partisë Radikale, me përjashtim të asaj që caktohet në nenin 2.8. Në veçanti, në ushtrimin e këtij përfaqësimi ligjor, ai propozon të gjitha veprimet gjyqësore që i quan të nevojshme për tutelimin e të drejtave dhe interesave të partisë dhe merr përsipër përfaqësimin e procesit gjyqësor.
Sekretari
a) merr të gjitha nismat që i quan të nevojshme për arritjen e objektivave të caktuara;
b) mund t’i kërkojë një mendim Këshillit të përgjithshëm për zbatimin e vendimeve të kongresit e për vendimet e vet Këshillit;
c) i propozon Këshillit të përgjithshëm nisma për të cilat Kongresi nuk është shprehur;
d) mbledh Asamblenë e parlamentarëve, Këshillin e përgjithshëm, Kongresin e partisë dhe kongreset rajonale;
e) nxit marrëveshjet për federimin në Parti të shoqatave e grupeve jo radikale që duhen propozuar për ratifikim Këshillit të përgjithshëm..

2.8.Arkëtari

2.8.1. Arkëtari zgjidhet nga Kongresi. Mandati i tij zgjat deri në Kongresin pasues. Ndihmohet nga arka (zyra administruese) që përbëhet nga një minimum prej tre deri në një maksimum prej gjashtë anëtarësh, e emëruar nga ai dhe e ratifikuar nga Kongresi ose, me autorizimin e Kongresit, nga këshilli i Përgjithshëm, anëtarëve të së cilës mund t’u japë kompetenca të veçanta.
Administron fondet në dispozicion të Partisë dhe është përgjegjës i administrimit të tyre. Nxit çdo nismë të dobishme për vetëfinancimin e marrjes së çdo lloji tjetër burimi financiar; ia referon, Këshillit të përgjithshëm për të pasur një gjykim..
Është përfaqësuesi ligjor i Partisë në të gjitha veprimtaritë ekonomiko-financiare. I paraqet, Këshillit të përgjithshëm, bashkërisht me sekretarin, bilancin preventiv dhe përditësimet pasuese e i paraqet, pasi të jetë parë nga revizorët e llogarive, bilancin përfundimtar vjetor në Këshillin e përgjithshëm..

2.9. Kolegji i Revizorëve të llogarive

2.9.1. Përbëhet nga tre anëtarë të zgjedhur nga Kongresi. Ka fuqi revizioni dhe kontrolli të llogarive; kontrollon bilancin përfundimtar e i paraqet Këshillit të përgjithshëm një relacion financiar mbi administrimin e përfunduar.

3. SHOQATAT RADIKALE.

3.1.1.Shoqatat radikale janë të përbëra nga anëtarët që bashkohen në të për të ndjekur objektiva të caktuara të mocionit të kongresit ose për qëllime politike ose kulturore të përcaktuara në mënyrë autonome. Shprehen në emër të anëtarëve që organizohen në to, e jo të partisë radikale në tërësinë e saj, e as kanë të drejtë për të ushtruar monopolin e pranisë së organizuar të partisë radikale në një kuadër territorial.
Vetëfinancohen e caktojnë rregullat e veta të brendshme.

4. SHOQATAT DHE GRUPET E FEDERUARA JO RADIKALE

4.1.1. Shoqatat e grupet jo radikale që ndjekin qëllimet e tyre politike, kulturore ose të tjera, mund të federohen në Partinë Radikale për të drejtuar nisma politike të caktuara për qëllime me interes të përbashkët.. Federimi i këtyre shoqatave e grupeve nuk shpie në anëtarësimin në Partinë Radikale të anëtarëve ose të atyre që marrin pjesë në to. Periudha e federimit mund edhe të jetë e kufizuar në kohë dhe e paracaktuar.
I hapet rrugë federimit mbi bazën e marrëveshjeve ndërmjet organeve drejtuese të shoqatave ose grupeve jo radikale dhe organeve të Partisë. Për Partinë Radikale marrëveshjet përfundohen nga sekretari e ratifikohen nga Këshilli i Përgjithshëm.. Marrëveshjet saktësojnë entitetin e mënyrat e derdhjes së kontributit financiar në partinë federale nga ana e shoqatës ose grupit që federohet, angazhimet e mbështetjes së ndërsjellë, format dhe masën e përfaqësimit të shoqatave e grupeve të federuara në organet e partisë.

 

Amendamentet: (1993, 1995, 2001, 2002)


Mocioni i Kongresit të 36-të të Partisë Radikale (Romë, 4/8 shkurt 1993)
Kongresi (…) vendos:
a) të adoptojë propozimin e statutit të paraqitur nga sekretari i parë – ratifikimi i të cilit i kalohet kongresit të ardhshëm;
b) të vazhdojë me zgjedhjen e Sekretarit e të Arkëtarit si edhe, në rrugë tranzitore, të 60 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm sipas mënyrave të caktuara nga Rregullorja e Kongresit për zgjedhjen e Këshillit federal:
- organet e zgjedhura do të marrin funksionet e veta në gjysmën e majit, e megjithatë jo më pas pesëmbëdhjetë qershorit të ardhshëm, afati deri në të cilin quhen të shtyra organet aktuale;
- në përkim me këtë datë Sekretari do të thërrasë në kolegj zgjedhor (elektoral) të jashtëzakonshëm asamblenë e parlamentarëve dhe 60 anëtarët e zgjedhur nga kongresi për të proceduar me zgjedhjen e Presidentit të partisë si dhe të 40 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, që pasi të jetë krijuar kështu, do të procedojë me zgjedhjen e Presidentit të vet.
- sekretari do t’i paraqesë Këshillit të Përgjithshëm vijat e nismës politike të përcaktuara në marrëveshje me organet në përfundim e sipër.
Kongresi vendos gjithashtu se në zbatimin e parë të statutit:
a) të mos aplikohen nenet 2.4 (kongreset rajonale) e 2.5 (komiteti i koordinimit);
b) Këshilli i Përgjithshëm të zgjedhë në brendësi të tij një president të vetin;
c) kongresi i ardhshëm të mbahet pas 18 muajsh nga marrja e funksioneve të veta nga ana e organeve të statutit.

Mocioni i Kongresit të 37-të (Romë, 7 e 8 prill 1995)

(…)
Kongresi i 37-të - ashtu si Kongresi i 35-të i rithemelimit transnacional të Partisë të 1989 – ua delegon Sekretarit, Arkëtarit dhe Presidentit të Partisë fuqitë e veta të statutit maksimumi për një vit, për të ushtruar së bashku e me vendime unanime për të gjitha vendimet që kanë lidhje me jetën e Partisë radikale. Veçanërisht Kongresi u beson atyre detyrën për të parapërgatitur një projekt të rithemelimit të Partisë, duke marrë masa ristrukturimi që do të quajë të nevojshme për këtë qëllim.

Kongresi vendos gjithashtu që Këshilli i Përgjithshëm të përbëhet në mënyrë të jashtëzakonshme nga 31 anëtarë të zgjedhur nga Kongresi.

Ndryshime të tilla të statutit përbëjnë rregulla të përkohshme të Statutit të Partisë radikale.

 

Paraqitja sërish e Prt: Drejtimi Politik i Jashtëzakonshëm. Fjala e Olivier Dupuis (Sekretar) dhe Danilo Quinto (Arkëtar) – (10 korrik 2001)


Të dashura shoqe, të dashur shokë, të dashura mikesha, të dashur miq,
siç dihet, për kushte e vështirësi që i kemi quajtur objektive e jo të kapërcyeshme, jeta institucionale, e normalitetit të statutit të Partisë doli e papërshtatshme nga viti 1997 deri më sot.

Politika e Partisë ka vazhduar, mes njëmijë vështirësish, me klasa drejtuese e militantë radikalë të angazhuar kryesisht në fronte e përparësi të tjera. Tregues, i qartë sa edhe kritik, i këtij vazhdimi me ngulm të ekzistencës politike jepet nga rëndësia e fituar dhe në rritje e nismave tona në kuadrin e OKB, nga luftrat për afirmimin e të drejtave njerëzore e politike të drejtuara qoftë drejtpërdrejt qoftë nëpërmjet ose në marrëveshje me organizata të arealit radikal ose të pakicave të përndjekura në rajone të ndryshme të botës; ashtu si nga numri i atyre, në Itali (e në Rusi), që nuk kanë munguar këto vite të sigurojnë anëtarësimin dhe mbështetjen e tyre. Por edhe nga zerimi politik dhe organizativ në çdo rajon ose vend në të cilin kishim filluar një prani të Partisë.

Në këtë pikë, mendojmë se është e ngutshme nevoja e bërjes së përpjekjes për riorganizimin e artikulimit të statutit dhe të organizuar të Partisë, duke kërkuar një angazhim të qartë, zyrtar, përparësor i shokëve të tjerë, me të cilët të ushtrojmë, të mbledhur në një DREJTIM POLITIK TË JASHTËZAKONSHËM, tërësinë e funksioneve politike dhe organizative të nevojshme edhe për rindërtimin më urgjent të normalitetit të statutit, e për thirrjen e mbajtjen e Kongresit të PRT.

Kanë pranuar të bëjnë pjesë bashkë me ne në këtë Drejtim të Jashtëzakonshëm Shokët/shoqet pasues/e: Marino BUSDACHIN, Marco CAPPATO, Paolo CHIARELLI, Luca COSCIONI, Gianfranco DELL’ALBA, Sergio D’ELIA, Benedetto DELLA VEDOVA, Nikolaj KHRAMOV, Ottavio MARZOCCHI, Marco PERDUCA, Paolo PIETROSANTI, Olivia RATTI, Sergio STANZANI, Maurizio TURCO.

Drejtimi do ta zhvillojë mbledhjen e tij të parë brenda 25 korrikut. Që sot e tutje do ju informojmë rregullisht për punimet e vendimet e tij.

Olivier DUPUIS
Danilo QUINTO

Mocioni i Kongresit të 38-të (Gjenevë, 2002)
Kongresi (…)
Vendosi:
· të zgjedhë në rrugë të përkohshme një President-Koordinator të Partisë, të cilit i janë besuar fuqitë e Sekretarit dhe Arkëtarit në zbatimin e mandatit të kongresit;
· të krijojë një Komitet të Presidentëve të përbërë nga 4 persona të zgjedhur nga Kongresi, ndër të cilët një President i Kongresit, një President i Këshillit të Përgjithshëm, një President i Drejtimit, një President i Senatit, si dhe një President i caktuar nga Radikalët Italianë.
· Të konfirmojë Këshillin e përgjithshëm, në përbërjen aktuale, si dhe Drejtimin politik,.
· të ftojë Radikalët Italianë, Delegacionin radikal në Parlamentin evropian, Nuk ka paqe pa drejtësi, Asnjë të mos e prekë Kainon, Esperanto Radikala Asocio, Koordinimi radikal antiproibicionist, Radio radikale/qendra e prodhimit, TASS/Qendër dëgjimi për informacionin radioteleviziv, Shoqata radikale antimilitariste për t’u bërë subjektet e para “Themelues të partisë radikale”, duke ndryshuar statutet e veta e duke caktuar përfaqësuesit përkatës në Senatin e partisë;

(…)
RREGULLA TË PËRKOHSHME PËR KRIJIMIN E SENATIT TË PARTISË
a- Funksionet.
Senati:
1 – Shpreh një gjykim për propozimet e ndryshimeve të Statutit.
2 – Në rast mospërmbushjeje të detyrimeve të statutit nga ana e një organi të Partisë, Senati, me nismën e Presidentit, ndërhyn në ushtrimin e organit mosplotësues vetëm në veprimet e nevojshme për të rivënë ligjshmërinë e statutit.
3 – Shpreh, me nismën e Presidentit ose me kërkesën e Sekretarit e të Arkëtarit, një gjykim preventiv për projektet e propozuara nga një ose më shumë themelues, nga shoqatat radikale, nga shoqatat e grupet jo radikale të federuara në Parti.
4 – Mund t‘u kërkojë me shkrim Sekretarit dhe Arkëtarit të Partisë, dhe sekretarëve e arkëtarëve të subjekteve themelues/krijues, informacione e qartësime mbi politikat financiare. Informacionet e qartësimet duhet të komunikohen në formë të shkruar.
b) – Subjektet themeluese.
Secili subjekt fut në statutin e vet shprehjen: “themelues i PRT”. Kjo shprehje mund të eliminohet sipas modaliteteve të veta të ndryshimit të statutit, me efektin e rënies së përfshirjes së subjektit nga statuti i partisë. Në rast “mospëlqimi” nga ana e organeve ekzekutive të Partisë, vendimi për të eliminuar shprehjen hehet ekzekutiv pas një minimumi prej 10 muajsh paralajmërimi;
Për futjen e subjekteve të reja themeluese është i nevojshëm pëlqimi preventiv i Senatit që vendos me shumicë të thjeshtë.
c - Përbërja
Për secilin nga subjektet themelues të treguar, bëjnë pjesë në Senat dy personat që mbulojnë përgjegjësitë më të larta të brendshme e ndaj të tretëve. Senatorët duhet të kenë fuqitë e plota të përfaqësimit të subjekteve që i shprehin. Sekretari dhe Arkëtari i Partisë ftohen pa të drejtë vote.
Posti i Senatorit është i papajtueshëm me poste të tjera të Partisë.
d -- Funksionimi
Senati, i thirrur nga Presidenti me të paktën tre ditë paralajmërim çdo herë që e quan të nevojshme e gjithsesi të paktën çdo 2 muaj, vendos me shumicë të thjeshtë, kur është e pranishme të paktën gjysma e anëtarëve të tij.
Kur mungon numri minimal i anëtarëve, Presidenti e rithërret pas tri ditësh. Në rast se numri minimal i anëtarëve mungon në dy mbledhje të njëpasnjëshme, në të tretën vendos Presidenti, për pikat e rendit të ditës të mbledhjes së parë.
e - rregullorja
Senati miraton rregulloren e vet në rastin e mbledhjes së parë.

AttachmentSize
stanzani_quinto_al.doc91 KB